Loading…

Trusti pësoi rënie, por e mbyllë vitin me fitime

  • 31/10/2020 | 23:34

Trusti pësoi rënie, por e mbyllë vitin me fitime

Ekonomistët vlerësojnë se Fondi e Kursimeve Pensionale të Kosovës është menaxhuar mirë. Brenda saj mban goxha para.


Madje gjatë pandemisë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës u bë një shpresë per qyetetarët se mund të marrin 10% nga kursimet e tyre.

Edhe pse pandemia ka ndikuar në rënien e të hyrave për shumë institucione, Trusti ka menaxhuar mirë këtë gjendje. Madje ky institucion është më i qëndrueshëm në aspektin financiar, se sa vitin e kaluar.

Demi thotë se nuk janë në gjendjen që kanë planifikuar, por janë të kënaqur me nivelin që janë. Se trusti është mënaxhuar mirë e thonë edhe njohësit e çështjeve ekonomike.

Ymer Havolli thotë se rënia në trust ishte e vogël krahasuar me rënien e  ekonomisë botërore. Havolli përmend edhe dy faktorët të cilët mund të ndikojnë në lëvizjet financiare në trust.

Gjatë pandemisë Ministria e Financave ka marrë vendim se qytetarët mund të marrin 10% të trustit. Ky vendim pritet të votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë