Japonia u godit nga një tërmet prej 7.4 ballësh, duke provokuar një alarm për cunami.
Tërmeti goditi pranë prefekturës së Fukushimës. Autoritetet thanë se priten valë deri në tre metra të larta. Në fakt valët që goditën brigjet ishin të vogla.
Mijëra njerëz u evakuuan, por për fat dëmet ishin të vogla. Ndërkohë një adoleshent ka fiksuar në kameran e tij një meteor teksa kalonte në qiell në momentin e tërmetit.
Ky fakt ka ndezur teoritë konspirative në rrjet. Videot tregojnë se si vjen vala e cunamit, meteorin duke lëvizur në qiell dhe dridhjet e tërmetit brenda një stacioni trenash.
Një tërmet dhe një cunami goditi këtë rajon në vitin 2011, duke vrarë 18 mijë persona.
Tërmeti i atij viti shkaktoi probleme të rënda në centralin bërthamor të Fukushimës.