Loading…

Tubimi përpara Kryeministrisë: Tensione mes protestuesve dhe policisë, disa arrestohen

  • 04/11/2026 | 19:43

Tubimi përpara Kryeministrisë: Tensione mes protestuesve dhe policisë, disa arrestohen

Momente tensioni janë regjistruar në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.


Situata është përshkallëzuar pasi disa protestues kanë dalë përpara një furgoni të policisë, duke penguar lëvizjen e tij.

Efektivët kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, duke i shtyrë dhe duke përdorur spraj lotsjellës. Gjatë përplasjes protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e forcave të rendit.

Incidenti ka shkaktuar kaos përpara godinës së qeverisë, ku prej disa orësh po zhvillohet protesta e studentëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestues të tjerë kanë vijuar të qëndrojnë në shesh, ku situata për momentin vijon të jetë e qetë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë