Loading…

Tuchel dhe Conte përplasen ashpër me njëri-tjetrin, reagojnë edhe lojtarët

  • 14/08/2022 | 19:47

Tuchel dhe Conte përplasen ashpër me njëri-tjetrin, reagojnë edhe lojtarët

Në derbin e Londrës ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspur në fund të ndeshjes trajnerët e të dyja skuadrave, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte, patën një përplasje të ashpër derisa u detyruan edhe lojtarët së bashku me stafin e klubeve të reagojnë, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshje jashtëzakonisht interesante u zhvillua ditën e sotme në ‘Stamford Bridge’, ku vetëm në fund të takimit Harry Kane arriti të barazoi rezultatin në 2-2.

Thomas Tuchel dhe Antonio Conte morën vëmendjen në fund të ballafaqimit. Gjermani kur deshi të shtrëngonte duart me Conten pas ballafaqimit, ishte ish-trajneri i Juventus i cili reagoi në një mënyrë krejt të ashpër.

Të dy trajnerët u kacafytën me njëri-tjetrin dhe siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale, u desh reagimi i lojtarëve dhe stafeve të të dyja skuadrave të mos lejojnë të eskaloj më shumë situata.

Siç bëhet e ditur si Conte ashtu edhe Tuchel janë ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari, Anthony Taylor dhe pritet të merren masa disiplinore nga Federata e Futbollit të Anglisë.

Të dyja skuadrat tani kanë nga katër pikë pas dy xhirove të zhvilluara në Premier League. Spurs janë vendin e katërt, ndërsa skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel në pozitën e shtatë pasi kanë gol diferencë më të dobët. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë