Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel në konferencën për media para ndeshjes kundër Tottenham Hotspur foli edhe rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, transmeton Gazeta Metro.
Barcelona në fazën e sulmit këtë sezon u përforcua me sulmuesin, Robert Lewandowski dhe anësorin, Raphinha dhe tani do të jetë mjaft problem për Aubameyang të luajë si titullar.
Mediumet angleze dhe spanjolle kishin raportuar se ai ka gjasa të iu bashkohet ‘Bluve të Londrës’ gjatë këtij afati kalimtar të verës. Lidhur me këtë çështje foli gjermani, Thomas Tuchel.
”Më pëlqeu shumë të punoja me të, ishte kënaqësi. Nuk kam pasur kurrë ndonjë problem. Disa lojtarë mbeten lojtarë tuaj, pasi jeni shumë afër me njërin-tjetrin. Auba është një prej këtyre lojtarëve. Edhe kur luajti me Arsenalin, menjëherë ishte një lidhje e ngushtë,” tha ai.
Të dielën me fillim nga ora 17:30 në stadiumin ‘Stamford Bridge’ do të takohen dy rivalët e qytetit Chelsea dhe Tottenham në kuadër të javës së dytë të Premier League. /gazetametro.net