Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel në intervistën pas ndeshjes kundër Leicester Cityt është pyetur edhe për të ardhmen e mesfushorit francez, Ngolo Kante për të cilin ka pasur fjalë të hatashme duke e quajtur si Mbappen, Salahun ose Van Dijkun e skuadrës, transmeton Gazeta Metro.
Chelsea sonte në ‘Stamford Bridge’ u përball me Leicester Cityn dhe nuk arriti më shumë se një barazim me rezultat 1-1, ku golin e vetëm për ‘Blutë e Londrës’ e realizoj mbrojtësi spanjoll, Marcos Alonso.
Në intervistën pas ndeshjes trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka thënë se Kante është lojtari kyç i skuadrës edhe pse luan vetëm 40% të ndeshjeve.
”Unë mendoj se ai është lojtari kyç i yni, lojtarët kyç duhet të jenë në fushë dhe ai luan vetëm 40% të ndeshjeve. Ai është Mo Salah, Van Dijk, ai është Kylian Mbappe,” deklaroi ai.
Ndër të tjera gjermani foli edhe për rrjedhën e ndeshjes së sotme, ku tha se e kishin merituar fitoren dhe është i lumtur me paraqitjen e skuadrës.
”Ne ishim ekipi më i mirë dhe e meritonim të fitonim. Nuk lejuam asnjë rast, u ndëshkuam me një goditje nga jashtë kuadratit. Krijuam mjaftueshëm për të fituar, nuk lejuam kalimin dhe shanset për Leicesterin. Kështu që jam mirë nga performanca,” tha ai.
Chelsea me shumë gjasë pritet të përfundoj në pozitën e tretë në tabel në Premier League me 71 pikë, ndërsa Leicester City pas këtij barazimi mbetet në pozitën e nëntë me 49 pikë. /gazetametro.net