Chelsea nuk ja doli të nxjerr më shumë se një barazim 0-0 ndaj Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e javën e 20-të në Premier League. Kjo ishte ndeshja e parë e Thomas Tuchel në bankën e Chelsea i cili zëvendësoi legjendën e klubit Frank Lampard, që e shkarkoi Roman Abramovich për mungesë rezultatesh, transmeton Gazeta Metro.
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel e ka nisur me barazim aventurën e tij në Stamford Bridge.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët patën disa raste të mira shënimi. Gjermani Kai Havertz që po vuan për formë në Angli pati një rast, siç pati edhe gjermani tjetër Antonio Rudiger, rezultati nuk ndryshoi.
Në pjesën e dytë, vendasit rriten edhe më shumë dominimin dhe rastet në tentim për të gjetur golin. Pa gol përsëri.
Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh veten në pozitën e tetë me 30 pikë, ndërsa Wolves zë vendin e 13-të me 23 pikë.
Tuchel erdhi pas Lampard që ishte kritikuar për mungesë edhe të besimit në skuadrën e vet, kjo para ndeshjes së rëndësishme ndaj Leicester FC, ku u mposhtën. Kjo spekulohet se pas gjithë investimeve në verë në futbollistë si Havertz ishte e pritur që Abramovich, legjendë apo jo, do ta shkarkonte Lampard.
Tuchel në anën tjetër në dy vitet e fundit ishte i mbushur me tituj e kupa me Paris Saint Germain, që nuk i shtuan reputacionit të tij. Ai mbahet mend dhe vlerësohet për stilin e lojës sulmuese energjike në Borussia Dortmund dhe Mainz dhe për imponimin e ideve të tij me ngulm në klub. Kjo nuk kishte ndodhur në PSG, ku spekulohet se ishte Tuchel i ishte nënshtruar yjeve Neymar Jr dhe Mbappe, si dhe drejtorit sportiv Leonardo.
Abramovich që njihet si pronari i pamëshirshëm me menaxherët e tij nëse nuk kanë rezultate të mira, nuk pritet të falë as Tuchel nëse ai sillet siç spekulohet se kishte bërë në Paris.
Ish futbollisti anglez dhe tani figurë e rëndësishme në mediat sportive në Britani, Gary Lineker shkroi pas ndeshjes se nuk e sheh që Tuchel do t’i mbijetoj Abramovich pas një ndeshje të tillë. /gazetametro.net