Loading…

Tufa e derrave bllokon autostradën në Duhël, përplasen dy vetura

  • 26/10/2021 | 21:56

Tufa e derrave bllokon autostradën në Duhël, përplasen dy vetura

Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm në Autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Duhël të Suharekës.

Sinjali mëson se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet se është një tufë e derrave të egër që kishte bllokuar autostradën.

Një sinjalizues ka thënë se kanë qenë tetë ose nëntë derra të egër, të cilët ishin në autostradë, kur veturat që po kalonin u përplasën mes vete.

Në fotografitë që ky sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit, shihen veturat të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, si pasojë e këtij aksidenti, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Nga ky aksident e kanë pësuar edhe dy derra të egër.

Sinjalizues ka bërë thirrje që shoferët të jenë të kujdesshëm kur kalojnë përgjatë këtij segmenti të autostradës, pasi që ka ditë që ka parë tufat me derra që bllokojnë rrugën.

Gazeta ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për këtë rast, për nga Zyra e Mediave kanë thënë që nuk posedojnë informacionet lidhur me të.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë