Loading…

Tundet Real Madrid: Ramos pranë kalimit te ky ekip

  • 31/01/2021 | 17:57

Tundet Real Madrid: Ramos pranë kalimit te ky ekip

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos mund të befasojë të gjithë dhe t’i bashkohet Manchester Unitedit.


Spanjollit i skadon kontrata në fund të edicionit dhe bisedimet për rinovim nuk kanë shkuar ashtu siç duhet.

Thuhet se Reali i ka ofruar rinovim për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje dhe këto kushte nuk i kanë pëlqyer aspak spanjollit.

Sipas Daily Mirror, Manchester Unitedi synon ta transferojë si agjent i lirë, derisa në garë mbetet edhe PSG-ja.

Ramos është i lirë të negociojë me ndonjë skuadër se të nënshkruajë kontratë paraprake dhe në verë të transferohet.

Mbetet të shihet vendimi përfundimtar i Ramosit që fiton rreth 10 milionë euro për sezon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë