Loading…
Turizëm rekreativ: Vizitoni ujëvarën e bukur në malet e Tiranës |PAMJE
  • 16/06/2019 | 17:11

Turizëm rekreativ: Vizitoni ujëvarën e bukur në malet e Tiranës |PAMJE

Jo shumë larg Tiranës, ndodhet ujëvara e Sotirës, e cila ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj me të madhe, shkruan Gazeta Metro.


Ujëvara e Sotirës ndodhet 16 kilometra larg Gramshit, derisa në këtë zonë duhet të ecësh më këmbë për rreth një orë, pasi që nuk shkohet në këmbë.

Sidoqoftë, kjo rrugë shërben si lëvizje sportive dhe përballohet nga çdo moshë, për shkak të terrenit shumë të përshtatshëm.

Kjo ujëvarë mjaft e bukur, e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet.

Ky fshat dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.

Fotografitë janë bërë nga alpinisti Nëntor Oseku.

Ndryshe, ujëvara ka qenë në administrim të rrethi të Beratit, të cilën e quanin edhe si një lagje të fshatit Dardhë, ndërsa sot e ka Gramshi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë