Loading…

Turizmi në rritje: Afro 2 milionë të huaj hynë në Shqipëri vetëm gjatë korrikut

  • 25/08/2026 | 15:21

Turizmi në rritje: Afro 2 milionë të huaj hynë në Shqipëri vetëm gjatë korrikut

Shqipëria ka shënuar një tjetër rritje të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë gjatë korrikut 2026. Sipas INSTAT-it, në vend gjatë këtij muaji janë regjistruar 1,955,099 hyrje të shtetasve të huaj, 7.1 për qind më shumë sesa në korrikun e vitit të kaluar, përcjell Gazeta Metro.


Pjesa dërrmuese e tyre, rreth 99 për qind, kanë udhëtuar për arsye personale, kryesisht për pushime, vizita familjare, trajtime shëndetësore, arsye fetare dhe tranzit.

Evropa vazhdon të jetë burimi kryesor i turistëve dhe vizitorëve, me mbi 1.8 milionë hyrje. Numrin më të madh brenda kontinentit e ka Evropa Jugore, me mbi 1.17 milionë.

Ndërkohë, udhëtimet për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar rënie prej 8.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Edhe bilanci për shtatë muajt e parë të vitit tregon rritje. Nga janari deri në korrik, në Shqipëri janë regjistruar mbi 7 milionë hyrje të shtetasve të huaj, apo 6.5 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

INSTAT sqaron se statistikat paraqesin numrin e hyrjeve në kufi dhe jo atë të personave unikë, pasi një individ që udhëton disa herë llogaritet në secilën hyrje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë