Loading…

Turma shqiptarësh tek gjykata franceze ku do të gjykohet Haradinaj

  • 02/03/2017 | 08:37

Turma shqiptarësh tek gjykata franceze ku do të gjykohet Haradinaj

Sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj do të dal sot para gjykatës franceze në Colmar.


Në këtë seancë pritet të merret vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi.

E për të përcjell seancën e sotme, shumë shqiptarë janë mbledhur para dyerve të gjykatës të cilët po presin lajme të mira për liderin Haradinaj.

Në Colmar sikurse edhe gjatë dy seancave të kaluara gjyqësore, nuk po mungojnë as personalitete nga Kosova që kanë shkuar enkas për Haradinajn.

Aty janë parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe karateisti Enver Idrizi, shkruan Indeksonline.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004.

Gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë