Loading…

Turp në Prizren: Në kulmin e fushatës Haskuka ‘keqpërdor’ personat me sëmundje, i fton të aplikojnë për financa

  • 11/11/2021 | 21:43

Turp në Prizren: Në kulmin e fushatës Haskuka ‘keqpërdor’ personat me sëmundje, i fton të aplikojnë për financa

Komuna e Prizrenit, ka bërë një njoftim ku fton të sëmurët me kancer tumore dhe që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare e që janë me sëmundje të rëndë, që të aplikojnë për mbështetje financiare. Ky veprim nga Komuna e Mytahir Haskukës vjen në një moment kur po zhvillohet fushata zgjedhore për balotazh, ndërsa kjo kategori po ‘përdoret’ për disa votave më shumë, shkruan Gazeta Metro.


Mytahir Haskuka dhe komuna me të cilën udhëheqës, ka bërë disa veprime aspak të hijshme, duke ‘keqpërdorur’ një kategori të ndjeshme me sëmundje të ndryshme që të aplikojnë për financa, në një kohë kur Prizreni është në kulmin e fushatës.

Prizreni është në balotazh në mes të Lëvizjes Vetëvendosjes me kandidatin e tyre, Mytahir Haskuka si dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ku të dielën qytetaret e Prizrenit do ta hedhin votën për të parin e kësaj komune.

Por, kandidati i VV’së Haskuka si duket nga paniku dhe frika e humbjes, ka bërë një verim të pahijshme dhe të turpshëm, dy ditë para ditës së votimit, duke ftuar sëmurët me kancer tumore dhe që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare e që janë me sëmundje të rëndë, që të aplikojnë për mbështetje financiare.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të sëmurë me kancer, tumore dhe që kanë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare e që janë me sëmundje të rëndë, të përcaktuara sipas rregullores për ndarjen e subvencioneve të Komunës së Prizrenit, të cilët nuk kanë përfituar mbështetje financiare për vitin 2021, se afati për aplikim për mbështetje financiare për këto kategori, i paraparë deri me datën 31.10.2021, shtyhet deri me datën 05.12.2021.
Personat të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, duhet të paraqiten në katin e tretë të objektit të Administratës Komunale, pranë Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë