Loading…

Turpërohen policët në Shqipëri, filmohen duke shtyrë furgonin e tyre |VIDEO

  • 16/08/2018 | 20:40

Turpërohen policët në Shqipëri, filmohen duke shtyrë furgonin e tyre |VIDEO

Një video e cila turpëron policinë e shtetit është publikuar paraditen e sotme. Një grup policësh shtyjnë furgonin e tyre në rrethrrotullimin e Saukut.

Kjo video është bërë publike nga Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “facebook”, duke e shoqëruar me ironi: Policia e shtetit drejt protestave antiqeveritare!

Postimi i plotë:

Policia e shtetit drejt protestave antiqeveritare!

Piktori deshtak me Fatziun e tij vete levizin me çarter dhe helikoptere kurse policise i kane lene karrocen e Dylit!

Te dashur miq, policia e shtetit eshte plotesisht e shpartalluar, pa uniforma, me ngrirje te rrogave, de fakto ulje te tyre dhe me automjete qe mbeten rrugeve nderkohe qe narkoqeveritaret zhgerryhen ne luks, levizin me charter, helikpotere dhe automjete ultra te shtrenjta. Per te gjitha keto, sipas oficereve dixhital, eshte krijuar nje pakenaqesi e thelle ne radhet e policise dhe po behen organizime dhe po mblidhen firma per fillimin e protestave te fuqishme antiqeveritare ne shtator!

Duke denuar me ashpersine me te madhe qendrimet e Norieges dhe Fatziut te droges dhe narkoqeverise se tij ndaj policise, mbeshtes dhe bej thirrje qytetareve te solidarizohen me kerkesat e drejta te policise se shtetit! Sb

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë