Loading…

Turpërohet në shtëpi – Man United deklasohet nga Bournemouthi

  • 09/12/2023 | 17:58

Turpërohet në shtëpi – Man United deklasohet nga Bournemouthi

Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Premierligë.


Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin e pastër 0:3.

Mysafirët shënuan një gol në pjesën e parë e dy të tjera në të dytën, për të arkëtuar pikët e plota.

Dominic Solanke (5’), Philip Billing (68’) dhe Marcos Senesi (73’) shënuan golat e fitores për “Qershitë”.

Bournemouthi pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë.

Manchester United mbetet me 27 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë. / Express/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë