Loading…

Turqia akuzon Rusinë se e dinin për sulmin, njofton se janë hakmarrë duke vrarë 309 ushtarë sirianë

  • 28/02/2020 | 13:29

Turqia akuzon Rusinë se e dinin për sulmin, njofton se janë hakmarrë duke vrarë 309 ushtarë sirianë

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ju ka thënë gazetarëve në kufirin e Turqisë me Sirinë, ku gjendet se përkundër koordinimit me Rusinë dhe dijeninë e tyre për lokacionin e ushtarëve turq. Ai shtoi se kishin tërhequr vërejtjen pas sulmit të parë, sulmet vazhduan dhe fatkeqësisht ata kishin shënjestruar edhe civil dhe ambulanca, transmeton Gazeta Metro.


Turqia dhe Rusia kanë një marrëveshje të arritur në vitin 2018 sipas së cilës ushtria turke gjendet në atë rajon për të mbrojtur civilët dhe sipas cilës agresionit ndalohen në atë rajon.

Rusia si aleate e regjimit sirian të Assad ndan informacion me ta për të u koordinuar.

Ministri turk i mbrojtjes Akar shtoi se nuk kishte prani të grupeve tjera të armatosura përreth njësive të ushtrisë turke, theksoi ai.

Si kundërpërgjigje, më shumë se 200 caqe të ushtrisë së Assad janë goditur nga ajri dhe toka tha Akar dhe vazhdoi:

“Forcat turke kanë shkatërruar 5 helikopterë të regjimit sirian. 23 tanke, 10 automjete të blinduara, 23 topa Howitzer, 5 kamionë me municion, dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore SA-17 dhe SA-22 si dhe tre depo municioni, dy depo pajisjesh dhe 309 trupa të regjimit”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë