Loading…
Turqia gabon përsëri: Nuk e njeh Kosovën në biletat e saj
  • 12/07/2019 | 15:35

Turqia gabon përsëri: Nuk e njeh Kosovën në biletat e saj

Pas gabimit të madh që bëri dje ambasada turk në Beograd, duke iu referuar Kosovës si “Kosova Metohi”, njejtë ka vepruar edhe agjenica e famshme e fluturimeve “Turkish Airlines”, duke mos e njohur Kosovën, shkruan Gazeta Metro.


Në biletat e kësaj agjenicie, pranë orarit të fluturimeve është i shkruar emrin i kryeqyetit të Republikës së Kosovës Prishtinës, si qytet që i takon shtetit serb.

Kujtojmë, që Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së djeshme kishte takuar Marko Djuricin, i cili mban pozitën e drejtorit në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë, dhe në rrjetet sociale kishte shkruar një shkrim, duke iu referuar Kosovës në atë mënyrë.

Referimi me termin “Kosovo i Metohija” kishte ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve të cilët kanë komentuar në faqen e Ambasadës në rrjete sociale, duke bërë kështu, që Ambasada turke në Beigrad të ndryshojë njoftimin e publikuar në profilin e saj në rrjete sociale, ku e kishte quajtur Kosovën me terma fyes, ku presim të njejtën ta bëj edhe agjenica e fluturimeve “Turkish Airlines”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë