Loading…

Turqia gati për të pritur samitin për gazin, Perëndimi i shqetësuar: Mund të përdoret nga Moska

  • 30/01/2023 | 18:32

Turqia gati për të pritur samitin për gazin, Perëndimi i shqetësuar: Mund të përdoret nga Moska

Turqia do të presë një samit për gazin, që do të mbahet më 14 dhe 15 shkurt me pjesëmarrjen e vendeve furnizuese dhe vendeve evropiane që konsumojnë gaz në Stamboll.


Këtë e ka bërë me dije sot ministri turk i Energjetikës, Fatih Domez.

“Ne do të bashkojmë vendet furnizuese me gaz nga Lindja e Mesme, Mesdheu dhe Kaspiku dhe Azia Qendrore me vendet konsumuese nga Evropa”, u shpreh Donmez.

Turqia, e cila ka pak naftë dhe gaz, është e varur nga importet nga Rusia, Azerbajxhani dhe Irani, si dhe nga importet e gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Katari, Shtetet e Bashkuara, Nigeria dhe Algjeria.

Në tetor, presidenti rus Vladimir Putin propozoi krijimin e një qendre gazi në Turqi, pas shpërthimeve që dëmtuan tubacionet e gazit të Rusisë Nord Stream nën Detin Baltik.

Disa kryeqytete perëndimore shqetësohen se një qendër turke që do të përfshijë gazin rus mund të lejojë Moskën të kamuflojë eksportet që i nënshtrohen sanksioneve perëndimore të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

“Turqia ka infrastrukturën dhe përvojën në tregtimin e gazit dhe autoritetet po ndërmarrin hapa për t’u bërë një qendër ku do të vendosen çmimet e referencës rajonale. Qëllimi ynë është të bashkojmë vendet furnizuese dhe konsumuese të gazit dhe të bëhemi qendra e tregtimit ku do të vendoset çmimi i referencës”, tha Donmez pasi më parë njoftoi një marrëveshje 10-vjeçare të gazit me Omanin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]azetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë