Loading…

Turqia hap rrugën për pranimin e Finlandës në NATO, pa Suedinë

  • 19/03/2023 | 12:47

Turqia hap rrugën për pranimin e Finlandës në NATO, pa Suedinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan pas disa muajsh bllokade ka dhënë miratimin për antarësimin e Finlandës në NATO, por pa Suedinë.


Gjatë një vizite të presidentit finlandez Sauli Niinistö, Erdogan dha dritën e gjelbër për këtë hap. Erdogan tha në Ankara, se do të nisë procedurën për ratifikimin në parlament.

Pranimi i Finlandës mund të ratifikohet përpara zgjedjeve në Turqi më 14 maj. Finlanda dhe Suedia përpara dhjetë muajsh nën hijen e luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës aplikuan për anëtarësim në NATO. 28 nga 30 vendet anëtare të aleancës i kanë ratifikuar protokollet e antarësimit, vetëm Hungaria dhe Turqia nuk e kanë ndërmarrë ende këtë hap.

Ankaraja i bllokoi anëtarësimet ndër të tjera duke iu referuar luftës së pamjaftueshme kundër “organizatave terroriste” në vendet aspirante për anëtarësim.Me këtë Turqia i referohet kryesisht partisë kurde të punës, që është e ndaluar dhe e shpallur prej Ankarasë si organizatë terroriste. Rezervat kanë të bëjnë kryesisht me Suedinë, ku janë të strehuar mbështetës të kësaj partie.

Që Erdogan do të pranonte Finlandën përpara Suedisë, e parashikonin gjithnjë e më shumë në vendet e Europës veriore. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, të mërkurën (16.03.2023) gjatë një vizite në Berlin në takim me kancelarin Olaf Scholz tha, se vendi i tij ishte i përgatitur për këtë opcion, edhe pse do të kishte preferuar më shumë të anëtarësohej njëkohësisht me Finlandën./ DW

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë