Loading…

Turqia imponon 4 ditë ndalim qarkullimi për Bajram

  • 23/05/2020 | 14:28

Turqia imponon 4 ditë ndalim qarkullimi për Bajram

Turqia ka ndaluar qarkullimin në gjithë vendin gjatë festës së Bajramit me fillim në mesnatë të 22 majit si përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavrusit që deri tani ka vrarë 4200 njerëz, transmeton Gazeta Metro.


Megjithëse në Turqi imponohet ndalim qarkullimi gjatë fundjavave në qytetet e mëdha, kjo masë tani do të përfshijë të gjithë vendin për katër ditë radhazi që do të përfshijnë edhe festën e Bajramit që shënon festën e muajit të ramazanit.

Tregjet, shitoret ushqimore dhe mishtoret do të vazhdojnë të operojnë nga ora 10:00 deri në orën 17:00 sipas orës lokale me 23 maj, por do të jenë të mbyllura gjatë 24-26 majit.

Një përjashtim nga bizneset bëjnë furrat që do të mbesin të hapura gjatë ndalim qarkullimit.

Ndalim qarkullimi i parë në Turqi ishte caktuar në fundjavën e dytë të muajit prillit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë