Loading…

Turqia kërcënon gjeneralin në Libi: Nëse ju na sulmoni atëherë do ketë pasoja të rënda

  • 21/05/2020 | 23:06

Turqia kërcënon gjeneralin në Libi: Nëse ju na sulmoni atëherë do ketë pasoja të rënda

Turqia paralajmëroi të enjten se është kundër sulmeve mbi interesat e saj në Libi nga forcat e Khalifa Haftar , pasi Ushtria e tij Kombëtare Libiane (LNA) kërcënoi të përgjigjet për pengesat e fundit ushtarake duke goditur pozicionet turke në vend, transmeton Gazeta Metro.


“Në rast se interesat turke në Libi janë në shënjestër, kjo do të ketë pasoja shumë të rënda,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Hami Aksoy.
Shefi i forcave ajrore të LNA-së, Saqer al-Jaroushi tha në një video të postuar brenda natës në mediat sociale se “të gjitha pozicionet dhe interesat turke në të gjitha qytetet e okupuara do të jenë në shënjestër,” në atë që ai tha se do të ishte operacioni më i madh ajror në historinë e Libisë.

Kërcënimi tregon për rreziqet në rritje të një përshkallëzimi më të gjerë në Libi, ku Turqia mbështet Qeverinë e Akordit Kombëtar (GNA) të njohur ndërkombëtarisht në një konflikt kundër LNA, mbështetur nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

Mbështetja turke ka ndihmuar këtë javë GNA të marrë një bazë të rëndësishme ajrore afër Tripolit, të fitojë kontrollin mbi qytete në perëndim dhe të shkatërrojë disa sisteme të mbrojtjes ajrore të furnizuara nga Rusia.

Të enjten, GNA dhe banorët e zonës thanë që forcat e saj kishin marrë nën kontroll Asaba, një qytet i vogël kapja e të cilit mund të bënte më shumë presion mbi fortesën më të rëndësishme të LNA të mbetur pranë Tripoli, qyteti i Tarhouna.

Përpjekjet për krijimin e paqes në Libi kanë bërë pak përparim dhe i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Ghsan Salame dha dorëheqjen në mars, pa asnjë marrëveshje ende për një pasues./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë