Loading…

Turqia kërkon 54 ‘gylenistë’ nëpër botë, një prej tyre jeton në Shqipëri

  • 04/04/2018 | 13:51

Turqia kërkon 54 ‘gylenistë’ nëpër botë, një prej tyre jeton në Shqipëri

Një gjykatë në Turqi ka kërkuar ekstradimin nga shtetet tjera të  54 shtetasve turq që dyshohet se janë të përfshirë në puçin ndaj shtetit në korrikun e vitit 2016.

Gjykata e katërt kriminale në Ankara ka dëgjuar rastet e 74 të dyshuarve, përshirë pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gulenit. 54 prej tyre janë gjykuar në mungesë.

Mediat turke raportojnë se 54 të arratisurit jetojnë në Amerikë, Gjermani, Izrael, Britani të Madhe, Egjipt, Emirate të Bashkuara Arabe, Afrikë të Jugut, Maltë dhe një prej tyre jeton në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka bërë një kërkesë në Shqipëri për ekstradimin e Nevzat Avyaci.

Më herët, autoritetet shqiptare kanë refuzuar të tregohen bashkëpunuese me qeverinë e Erdoganit në këtë drejtim, duke ndjekur kështu politikën perëndimore sa i përket kësaj çështjeje.

Bashkimi Europian dhe shtete të tjera kanë refuzuar të ekstradojnë në Turqi të kërkuarit për këtë çështje, pasi ka raporte të besueshme që qeveria turke nuk u ofron trajtim të denjë.

Qeveria e Erdogan njihet për sundimin autoritar në Turqi, ndërsa ka shkelur disa herë të drejtat dhe liritë themelore njerëzore, duke përfshirë ato të aktivistëve e gazetarëve.

Javën e kaluar Kosova deportoi në Turqi gjashtë shtetas turk të kërkuar nga regjimi i Erdoganit pa ndonjë vendim gjyqësor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë