Loading…

Turqia po përgatitet për sanksionet e SHBA’ve

  • 22/05/2019 | 12:46

Turqia po përgatitet për sanksionet e SHBA’ve

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, tha para gazetarëve dje se përkundër zbutjes së marrëdhënieve për momentin, ata po përgatiten për sanksione të mundshme nga SHBA’të, transmeton Gazeta Metro.


Shtëpia e Bardhë e kishte paralajmëruar Ankaranë se mund të përballen me sanksione nën ligjin amerikan për pengimin e kundërshtarëve amerikan me sanksione (CAATSA) nëse përfundojnë marrëveshjen e blerjes së sistemeve raketore ruse, S-400.

SHBA’të e kundërshtojnë sistemin raketor rus pasi ai kompromenton sistemet e armatimit të NATO’s dhe kanë dyshime rreth qëllimeve të Rusisë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ishte i zëshëm në vendosmërinë e Turqisë për blerjen e këtyre sistemeve ruse deri tani.

Ministri turk Hulusi Akar ju tha gazetarëve mbrëmë se ata po shohin zbutje dhe bashkëpunim në çështje si, lindja e lumit Eufrat, programi F-35, dhe sistemet raketore Patriot.

Turqia ishte paralajmëruar më parë nga SHBA’të për blerjet e raketave ruse, dhe ishte kritikuar hapur nga Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ku më pastaj edhe ishin përjashtuar nga një pjesë e programit të aeroplanëve luftarak të NATO’s F-35.

SHBA’të po provojnë të bindin Turqinë të heqë dorë nga blerja e sistemeve ruse duke i ofruar sistemet e tyre Patriot, për të cilën ministri turk Hulusi Akar tha se Ankara po e vlerëson. Ai njoftoi se dy palët po e bisedonin për çmim, transfer të teknologjisë dhe çështjet e prodhimit të përbashkët muajin e kaluar./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë