Loading…

Turqia pretendon se shkatërroi rrjetin e spiunëve të Mossad, 15 të arrestuarit janë sirianë dhe palestinezë

  • 22/10/2021 | 17:55

Turqia pretendon se shkatërroi rrjetin e spiunëve të Mossad, 15 të arrestuarit janë sirianë dhe palestinezë

Mediat turke dje pretenduan se rrjeti i agjencisë së inteligjencës së Izraelit ishte zënë brenda territorit të tyre. Pretendim se kishte rrjet të Mossad në Turqi të ishte bërë edhe nga media e ndërlidhur me organizatën terroriste palestineze Hamas para disa javësh. Të premten u raportua nga mediat turke se një prej tyre e ka pranuar se ka punuar për Mossad,  transmeton Gazeta Metro.


Një rrjet i Mossad prej 15 arabësh, palestinezë e sirianë, janë zënë nga Organizata e Inteligjencës Kombëtare të Turqisë (MIT), ka raportuar agjencia turke e lajmeve Sabah të enjten. Të premten, raportet pretendonin se një prej tyre ka pranuar se bashkëpunon me Mossad.

Sipas raportit të medias turke Sabah pretendohet se të dyshuarit ishin të ndarën në pesë celula me nga tre anëtarë, derisa që të gjithë janë arrestuar në një operacion me 7 tetor. Sabah ka pretenduar se kanë arritur të marrin emrat dhe fotografitë e spiunëve të supozuar po ashtu.

Një prej pesë celulave ishte në kontakt dhe ishte takuar me oficerë mbikëqyrës të Mossad të cilit i kanë dorëzuar informacione dhe dokumente me rëndësi për Mossad në këmbim për para, sipas Sabah.

Televizioni turk TRT ka raportuar se studentë palestinezë dhe sirianë ishin cak nga këto celula, me fokus në ata studentë që po trajnoheshin në industrinë e mbrojtjes, si dhe informacione për shoqata dhe asociacione. Në raportin e tyre kishte edhe pamje të arrestimit.

Një prej spiunëve kryesor të identifikuar si A.B në raport, pretendohet të ketë mbledhur informacion se çfarë ju ofronte Turqia palestinezëve që kundërshtojnë Izraelin. Metoda që përdornin këto asete të Mossad për të humbur  gjurmët ishte regjistrimi i tyre si persona të humbur.

Dy prej të dyshuarve të tjerë, të identifikuar si R.A.A dhe M.A.A. po ashtu ishin raportuar si humbur.

Disa javë më parë më parë Shehab News i ndërlidhur me Hamas kishte raportuar se shtatë palestinezë që ishin paraqitur si persona të humbur në Turqi ishin arrestuar për spiunazh të “figurave kombëtare palestineze” në Turqi për Shërbimin e Përgjithshëm të Inteligjencës të Autoritetit Palestinez (GIS) dhe për Mossad. Në këtë raport pretendohej se spiunët kishin kapur këta spiunë.

Shehab kishte raportuar të enjten se ishte konfirmuar raporti i tyre i mëparshëm nga mediat turke për arrestimin e pretenduar të rrjetit të spiunazhit izraelit.

Sipas Shehab palestinezët ishin rekrutuar nga GIS me oferta të pagesës dhe me kërcënime të rinovimit të pasaportave të tyre, ku sipas tyre, shërbimet sigurisë turke kanë vërejtur dhe zbuluar shuma të parave që po u dërgoheshin nga GIS palestinezëve që “silleshin në mënyrë të dyshimtë dhe të tendosur”, posaçërisht pas konfliktit të muajit maj.

Synimi i spiunëve të GIS sipas Shehab ishte përgatitje e operacioneve të vrasjeve të figurave udhëheqëse palestineze në Turqi. Po ashtu pretendohet se Izraeli ngurronte të kryente operacione vet në Turqi për shkak të brengës së reagimit të presidentit të Turqisë Erdogan.

Shehab ka shtuar edhe një pretendim shtesë se Omar al-Nayeg, që vdiq në Ambasadën e Palestinës në Bullgari, ishte vrarë në një operacion të kryer nga shefi i GIS, Majed Faraj për Izraelin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë