Loading…

Turqia s’i përfill kërkesat e Greqisë, BE’ja solidarizohet me grekët dhe qipriotët

  • 11/08/2020 | 17:24

Turqia s’i përfill kërkesat e Greqisë, BE’ja solidarizohet me grekët dhe qipriotët

Greqia do të kërkoj takim emergjent të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE’së për vendimine Turqisë që të dërgoj anije hulumtuese sizmike në ujërat e kontestuar në Mesdheun lindor, njoftoi zyra e kryeministrisë së qeverisë greke pas refuzimit të Turqisë të ndaloj hulumtimet në atë rajon për burime të energjisë, transmeton Gazeta Metro.


Dy aleatët e NATO’s, që kanë qëndrime të kundërta rreth se ku janë kufijtë mes tyre në rajon tani janë në konflikt rreth pretendimeve kundërshtuese rreth burimeve të hidrokarbureve në rajon.

Mospajtimet u përkeqësuan të hënën kur marina e Turqisë lëshoi një njoftim i njohur si Navtex që lajmëronte se anija Oruc Reis do të operonte në rajonin e detit në jug të Antalya dhe në perëndim të Qipros në periudhën mes 10 deri 23 gushtit. Hulumtimet sizmike janë veprimtari parapërgatitore për hulumtim të hidrokarbureve potenciale.

Ministria e Jashtme e Greqisë i ka kërkuar Turqisë që “ të ndaloj menjëherë aktivitetet ilegale që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon”. Turqia i ka hedhur poshtë ankesat e Greqisë, duke u arsyetuar se nuk kanë bazë ligjore, dhe janë betuar se do të vazhdojnë operacionet.

Kjo lëvizje e Turqisë erdhi pas nënshkrimit të traktatit në mes të Egjiptit dhe Greqisë të enjten e kaluar që përcaktonin si zonë të përbashkët ekskluzive ekonomike të këtyre dy shteteve në lindje të Mesdheut, duke acaruar marrëdhëniet me Turqinë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe Ministri i Jashtëm , Nikos Dendias, të martën u takuan dhe kërkuar thirrjen e takimit emergjent të ministrave të jashtëm të anëtarëve të BE’së.

Një zëdhënës i BE’së tha se konsultat mes shteteve anëtare do të duhet të mbahen para se të merret vendim për kërkesën. Ministrat e jashtëm të BE’së e kanë në agjendë të takohen në Berlin me 27-28 gusht.

“Ne pajtohemi se situata në lindje të Mesdheut është shumë shqetësuese dhe duhet zgjidhur me dialog, jo në një varg të hapave që po shtojnë tensionet” tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano.

“BE’ja solidarizohet në tërësi me Qipron dhe Greqinë”.

Një njoftim i ngjashëm ishte lëshuar nga Turqia muajin e kaluar që kishte nxitur një mosmarrëveshje muajin e kaluar por që ishte qetësuar pas intervenimit nga Kancelarja Angela Merkel, që shtyu Turqinë të pezullonte veprimtarinë hulumtuese./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë