Loading…

Turqia vazhdon me të shara ndaj Izraelit, me tregti po ashtu

  • 11/09/2019 | 20:14

Turqia vazhdon me të shara ndaj Izraelit, me tregti po ashtu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, reagoi ashpër ndaj premtimit të djeshëm të Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se do të aneksoj pjesë të Bregut Perëndimor, në reagimin e tij ai e quajti Izraelin shtet racist dhe e u zotua se do të mbrojnë “deri në fund vëllezërit palestinez”, transmeton Gazeta Metro.


Dje ministri turk Cavusoglu shkroi në rrjetin social Twitter se deklaratat e kryeministrit Netanyahu janë premtime “ilegale elektorale” e porosi agresive para zgjedhjeve dhe shtoi se janë pjesë e një “shteti të aparteidit”.

“Premtimi zgjedhor i Netanyahu, që po jep porosi të llojllojshme ilegale e agresive para zgjedhjeve, është pjesëtar i një shteti aparteidi” shkroi në anglisht ministri Cavusoglu.

Ministri turk Cavusoglu bëri një zotim të vetin në vazhdim kur shtoi se “Turqia do të mbroj të drejtat dhe interesat e vëllezërve e motrave tanë palestinezë  deri në fund”.

Sot në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të mbajnë qëndrim kundër ndaj shkeljeve të parimeve themelore të drejtësisë nga Izraeli. Ata shtuan se Turqia do të vazhdojë të mbështes Palestinën në kërkesën e tyre për pavarësi.

Përkundër gjithë deklaratave kundër politikave të Izraelit rreth Palestinës dhe kundërshtive dhe ngacmimeve Turqia vazhdon të jetë partner i madh tregtar i Izraelit. Nga porti i Haifa në Izrael mallrat turke depërtojnë në tregun e lindjes së mesme dhe muajin e kaluar ministri i jashtëm izraelit kishte deklaruar në komisionin e politikës të parlamentit izraelit se përkundër kundërshtive turqit vazhdojnë tregtinë, madje kushërinjtë e familjarët e Presidentit turk Erdogan përfitojnë nga kjo.

Eksporti i Turqisë në Izrael është rritur në tremujorin e parë të këtij viti për 133 milionë dollarë kishte raportuar ministria e jashtme e tregtisë./gazatametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë