Sulmet e cilësuara si terroriste në Stamboll, morën 46 jetë njerëzish natën e së shtunës. Ndërkaq, solidarizimet me viktimat e këtyre sulmeve, po vazhdojnë edhe sot, shkruan Gazeta Metro.
Ambasada e Turqisë në Prishtinë, sot ka mbledhur fëmijë të komunitetit turk në Kosovë, për të bërë nderime dhe solidarizim me viktimat e shpërthimeve të para tri ditëve në Stamboll.
“Dëshmorët nuk vdesin” dhe ” turqit e pa ndare”, ishin thirrjet e turqve sot para ambasadës turke në Prishtinë.
Ndryshe, mbrëmjen e së shtunës, Stambolli u godit nga dy sulme të forta, ku mbetën të vrarë 46 persona, kryesisht policë. Këto sulme, pak orë pas ngjarjes, presidenti turk Erdogan, i ka cilësuar si terroriste./gazetametro.net/