Loading…

Turqit e Maqedonisë kundër zyrtarizimit të shqipes

  • 13/07/2017 | 17:22

Turqit e Maqedonisë kundër zyrtarizimit të shqipes

Në linjë me VMRO-në, komuniteti turk e ka quajtur kërkesën e dalë nga Platforma shqiptare si një manipulim i përkryer që mund të nxitë tensione dhe konflikte me pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit dhe rajonit.


Partia Demokratike e Turqve (Türk Demokratik Partisi) është shprehur kundër zyrtarizimit të shqipes në Maqedoni, meqë sipas kësaj partie, kjo godet karakterin unitar të shtetit.
Partia që përfaqëson komunitetin turk përmes një komunikate ka shprehur kundërshtimin ndaj zyrtarizimit të shqipes në nivel shtetëror, ndërsa ka thënë se angazhohet për një Maqedoni të fortë dhe unitare.

“Dhënia e të drejtave ekskluzive të një bashkësie etnike rrënon kushtetutën, që garanton barabarësi të qytetarëve. Nga kjo duhen kuptuar reagimet e pjesëtarëve të komunitetit turk që këto zgjidhje i vlerësojnë si një manipulim i përkryer që mund të nxitë tensione dhe konflikte me pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit dhe rajonit”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike Turke.

Ky subjekt turk ka qenë prej 10 vitesh në koalicion me VMRO-DPMNE, ndërsa kryetari i saj, Bejxhan Ilaz, ka pasur postin e ministrit pa portofol në Qeverinë e Gruevskit.

Vitin e kaluar, komuniteti turk në qytetin e Manastirit kishte reaguar ashpër ndaj vendosjes së flamurit shqiptar në një nga xhamitë e qytetit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë