Vazhdimisht “rrahën gjoks” se nuk frikësohen, por konferencën e fundit për media, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aranghchi, e mbajti në një klasë mësimi në një shkollë në Teheran, transmeton Gazeta Metro.
Siç duket, Araghchi, po tenton t’i vjedhë idetë që u përdorën në konfliktin në Hamas, ku shkollat e spitalet u përdorën për vendstrehim.
Sipas disa raportimeve, ushtria izraelite dhe disa analistë kanë thënë se grupet militante, përfshirë Hamasin, kanë shfrytëzuar vende si shkolla apo spitale për vendosje të armëve ose si vendstrehim për luftime.
Kjo ishte një mënyrë për të fituar mbrojtje nga ligji humanitar ndërkombëtar, që mbron civilët dhe infrastrukturën civile./gazetametro.net
