Loading…

‘Tuttosport’ zbulon tri skuadrat që kanë shprehur interesim për Mërgim Vojvodën

  • 30/06/2020 | 16:40

‘Tuttosport’ zbulon tri skuadrat që kanë shprehur interesim për Mërgim Vojvodën

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, pritet që karrierën ta vazhdojë në kategorinë më të lartë të futbollit italian, në Serie A, transmeton Gazeta Metro.


Mbrojtësi i krahut të djathtë ka shfaqur paraqitje të shkëlqyeshme me Standard Liegen në Belgjikë, duke zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat.

Falë formës së tij të mirë, tashmë Lazio, Fiorentina dhe Torino kanë shprehur interesim për ta transferuar gjatë verës, raporton ‘Tuttosport’.

Më herët është raportuar se Standard Liege e vlerëson mbrojtësin kosovar me 5 milionë euro dhe nëse ndonjë klub ofron kaq para, atëherë Vojvoda do të ishte i lirë për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të verës.

Kujtojmë që Mërgim Vojvoda u transferua te Standard Liege nga Royal Excel Mouscron për 1,2 milionë euro në korrik të vitit të kaluar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë