Në Komunën e Tuzit sot do të mbahet Mbledhja konstituive e Kuvendit komunal dhe do të bëhet verifikimi i mandateve të këshilltarëve që do të përbëjnë Kuvendin në mandat 4 vjeçar, transmeton Gazeta Metro.
Pas verifikimit të mandateve nga Këshilli Zgjedhor Komunal, sipas rendit të ditës do bëhet emërimi i Kryetarit të Kuvendit.
Siç është konfirmuar nga Forumi Shqiptar, kandidati i tyre për këtë post është funksionari i UDSH-së dhe kryetari i deritashëm i këtij Kuvendi, Fadil Kajoshaj./klankosova
Kuvendi komunal i Tuzit ka 32 ulëse të këshilltarëve të cilat në këtë përbërje sipas rezultateve të zgjedhjeve të 3 marsit.
Sipas rezultateve ulëse u takojnë: Forumi Shqiptar 16 mandate, Partia Demokratike e Socialistëve 10 mandate, Partia Boshnjake 4 mandate, Demokratët dhe Socialdemokratët nga një mandat./gazetametro.net