Loading…

Twitter eskalon, i fshehu postimin e Trump me arsyetim të ‘glorifikimit të dhunës’

  • 29/05/2020 | 11:04

Twitter eskalon, i fshehu postimin e Trump me arsyetim të ‘glorifikimit të dhunës’

Media sociale e Twitter i ka fshehur një prej postimeve të Presidentit Amerikan Donald Trump në profilin e tij, duke njoftuar se shkel rregullat e ‘glorifikimit të dhunës’. Media sociale ka vendosur të hyjë në konflikt të hapur tani me administratën amerikane pas urdhrit ekzekutiv të Trump për heqjen e imunitetit të tyre për përmbajtjen e shpërndarë, transmeton Gazeta Metro.


Në vend se ta fshinte, postimi i presidentit ishte fshehur dhe zëvendësuar me një vërejtje që njofton se postimi mund të lexohet duke klikuar në të.

Në vërejtja shkruhej se “Twitter ka vendosur se mund të jetë në interesin e publikut që të ketë qasje në postim”.

Presidenti Trump po shkruante rreth trazirave në qytetin e Minnepolis në SHBA që është kapluar nga trazirat për disa ditë rresht pas incidentit të vdekjes së një qytetari me ngjyrë që kishte vdekur në kujdestarinë e policisë. Ishte raportuar se trazirat kanë eskaluar në dhunë dhe plaçkitje dhe një stacion i policisë është kapur nga protestuesit dhe është djegur.

Presidenti i kishte paralajmëruar qytetin se do të dërgonte Gardën Kombëtare dhe këtë paralajmërim e përcolli me një vërejtje “se kur vjedhjet nisin, nisnin të shtënat”. Ky postim ishte fshehur nga Twitter për gjoja ‘glorifikim të dhunës’.

Deri tani Twitter kishte rregull që postimet që i shkelin rregullat e tyre kur bëhej fjalë për figura publike nuk i fshinte por i fshihte me një paralajmërim, për të cilat ishte njoftuar në mesin e vitit të kaluar. Por ky rrjet social asnjëherë nuk e kishte përdorë këtë rregull ndaj Presidentit Trump.

Tani duket se nuk do të ketë kompromis për dy kundërshtarët – një betejë e madhe rreth lirisë së fjalës dhe të drejtës së kompanive private të rregullojnë përmbajtjen pritet të përshkallëzohet.

Derisa liria e fjalës garantohet në SHBA me kushtetutë me nenin e famshëm të parë të saj, ky konflikt ka tejkaluar këtë debat pasi ka shumë amerikanë që konsiderojnë se Twitter hapur anon kundër konservatorëve amerikanë, siç pretendon vet presidenti Trump. Ka madje edhe shembuj që kjo ndodh shpesh derisa nuk ndodh e kundërta ndaj zërave të ekstremit të majtë dhe glorifikimi të dhunës nga pala tjetër.

Pala kundërshtare e presidentit Trump në këtë vit zgjedhor në SHBA jo për herë parë ka kërkuar që t’i hiqet qasja e presidentit në media me arsyetimin se po i jepet platformë e kohë për të përhapur opinion të pasaktë sipas tyre, siç ishte rasti me konferencat për shtyp të Trump gjatë pandemisë që transmetoheshin drejtpërdrejtë nga rrjete televizive. Ashtu siç kërkuan edhe ndodhi dhe rrjetet gati armiqësore të Trump i ndalën ato transmetimet. Kritikët dhe vëzhguesve të opinionit publik amerikan nuk ju iki fakti se kjo kishte të bënte më shumë me ngritjen e aprovimit të publikut amerikan për punën e administratës së Trump gjatë pandemisë sesa me arsyetimet e dhëna.

Twitter është i njohur për animin nga e majta progresive amerikane por në të njëjtën kohë është shfrytëzuar nga Trump dhe zyrtarët e fushatës së tij presidenciale me sukses për tërheqjen e vëmendjes së publikut në një atmosferë armiqësore në ngritje nga shumica e mediave tradicionale amerikane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë