Loading…

‘Tym e flakë’: Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës shpërndan video të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus Su-30

  • 30/09/2022 | 13:28

‘Tym e flakë’: Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës shpërndan video të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus Su-30

Një nga pikat kryesore të luftës në Ukrainë janë ndihmat ushtaraket të ofruar nga SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e tjera.


Në fillim, dërgesat u fokusuan në raketat Javelin dhe municione më të vogla – tani Ukraina po merr sisteme të mbrojtjes ajrore.

Dhe, sigurisht, sistemet e raketave HIMARS që forcat ukrainase po përdorin me efekt shkatërrues ndërsa godasin linjat ruse.

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tregon se si kërkesa për raketat Stinger u refuzua dhjetë muaj më parë. Stingers janë raketa portative tokë-ajër.

Në mesazhin në Twitter, Reznikov ndan një video të asaj që ai thotë se tregon një aeroplan luftarak rus duke u rrëzuar përmes një rakete Stinger në rajonin e Kharkivit.

Ndryshe, raketat ruse sot kanë sulmuar një autokolonë me vetura në lindje të Ukrainës duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë