Loading…
Tymoste si oxhak, pse nxori gjuhën në foton e famshme: Lexoni 6 fakte interesante për Albert Einstein
  • 14/03/2019 | 08:51

Tymoste si oxhak, pse nxori gjuhën në foton e famshme: Lexoni 6 fakte interesante për Albert Einstein

Albert Einstein ishte një fizikant i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë, trasnmeton Gazeta Metro.


Në vitin 1921 fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e “fizikës teorike”.Gjithashtu Albert Einstein njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI.Ai krijoi formulën më të njohur në botë,formulën e Energjisë.

Për t’ua pasuruar njohuritë rreth Einstein, Gazeta Metro ka përgjedhur disa gjëra shumë interesante t’i ndajë me ju:

1. Truri i Albert Ajnshtajnit është akoma i gjallë duke mbijetuar nëpër laboratorët më modernë në botë! Dhe thuhet se koeficienti i dijes së trurit te Ajnshtajnit është 165, gjithashtu gjatë vëretjes së trurit ka dallime nga njerëzit tjerë.

2. Einstein kishte vështirësi në të folur

Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Einsteinit.

3. Tymoste si oxhak

Një anëtar për jetë i “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, në Montreale, Ajnshtajni citohet të ketë thënë: “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”. Një herë ra në ujë gjatë një ekspedite me barkë, por arriti heroikisht të mos lëshojë nga dora llullën e tij.

4. Pse nxori gjuhën në foton e famshme

Ishte ditëlindja e Einstein dhe i mbytur nga një mori fotografësh. I lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. (Sikur të ishte aktor në ditët e sotme do t’ia kishte tërhequr aparatin nga duart). Sigurisht që plani i tij doli huq. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.

5. Einstein ngeli në provimin e hyrjes për në kolegj

Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Einstein aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat. Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera.

6. Einstein i preferuari i grave

Kur Einstein u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Lowenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 18/03/2019 | 23:56
...
  • 18/03/2019 | 23:48
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë