Loading…

U akuzua për koordinim me Vucicin, Thaçi tregon kush e solli Djuricin

  • 29/03/2018 | 20:48

U akuzua për koordinim me Vucicin, Thaçi tregon kush e solli Djuricin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ardhja e Marko Gjuriqit në Kosovë ishte një inskenim nga Serbia dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq.


Ardhja e Gjuriqit pa leje nga institucionet shtetërore të Kosovës, sipas Thaçit, ishte skenar i përgatitur nga Serbia, i cili është bërë publik edhe në takimin në Bruksel.

“Vuçiqi e ka urdhëruar Djuriqin të vij në Kosovë. Arsyeja është se Vuçiq ka humbur mbështetjen e plotë ndërkombëtare me idetë e tij për ndarjen e Kosovës që ka proklamuar, ka humbur mbështetjen e plotë të të gjithëve kudo që ka shkuar”, ka theksuar Thaçi për Jeta në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjitha institucionet relevante në Republikën e Kosovës kanë qenë të njoftuara për ndalimin e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë