Loading…

U arrestua 38 herë deri në moshën 13 vjeçare: Lexoni 6 fakte të ralla rreth Mike Tyson

  • 26/03/2020 | 15:15

U arrestua 38 herë deri në moshën 13 vjeçare: Lexoni 6 fakte të ralla rreth Mike Tyson

Mike Tyson është një boksier profesionist tanimë në pension, i cili është kampioni më i ri i peshave të rënda në botë, shkruan Gazeta Metro.


Tyson konsiderohet një nga boksierët më të suksseshëm në botë. Më poshtë Metro ju sjellë  disa fakte interesante në lidhje me Tyson:

1. Kur ishte 2 vjeç babai i tij braktisi familjen, gjë që çoi në kriza financiare. Ai ka një vëlla të madh, Rodney dhe një motër Denise, e cila vdiq në 1990.

2. U arrestua 38 herë derisa u bë 13 vjeçar- Kur ai ishte i vogël, ai shpesh ishte një objektiv ngacmimi. Për të kapërcyer këtë, ai nisi të zhvillojë luftime në rrugë, e cila rezultoi si veprimtari kriminale. Deri në moshën 13 vjeç, ai është arrestuar rreth 38 herë.

3. Muhamed Ali frymëzoi atë që të bëhej boksier- Kur Tyson u burgos, legjenda e boksit vizitoi burgun ku ai qëndronte. Ai e udhëzoi atë të ndiqte një karrierë në boks, dhe nxiti atë që të bëhej boksier

4. Humbja e nënës ishte e parikuperueshme- Në 1982, nëna e tij, Lorna Tyson vdiq nga kanceri, pas së cilës Cus D’Amato u bë kujdestari i tij ligjor.

5. Kafshimi i veshit u bë një hit- Në vitin 1997, ai kafshoi veshin e boksierit Evander Holyfield në një luftë në pesha të rënda. Pas së cilës u skualifikuar, dhe Holyfield fitoi ndeshjen.

6. I apasoniuar pas pëllumbave- Kur ishte 10 vjeç, ai harxhoi 100 dollarë për një tufë pëllumba, por qëprej asaj kohe, dashuria e tij për zogjtë nuk është zbehur m kurrë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë