Loading…

U barazua me Iker Casillas, por njihuni edhe me rekordet tjera të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

  • 14/09/2021 | 20:00

U barazua me Iker Casillas, por njihuni edhe me rekordet tjera të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo ka barazuar rekordin e Iker Casillas për paraqitjet në Ligën e Kampionëve pasi startoi nga minuta e parë në ndeshjen e Manchester United kundër Young Boys.

Ronaldo bëri paraqitjen e tij të parë për Man Utd në këtë garë që nga viti 2009 të martën, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve.

Dhe në paraqitjen e tij numër 177 -të në këtë garë, ai e shënoi këtë ngjarje në mënyrë tipike me një gol të hershëm për të kapur një tjetër arritje të mbajtur nga Lionel Messi, përcjellë KosovaPress.

Barazimi me Casillas nuk është rekordi i vetëm që Ronaldo ka arritur në Ligën e Kampionëve.

Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 135 gola, përfshirë 17 në sezonin 2013-14, më së shumti në një sezon të vetëm.

Ronaldo gjithashtu ka më shumë gola në raundin e eliminimeve direkte të Ligës së Kampionëve se çdo lojtar tjetër me gjithsej 67 gola jashtë fazës së grupeve.

Përveç kësaj, ylli portugez është lojtari i vetëm që ka shënuar në tre finale të Ligës së Kampionëve, pastaj lojtari i vetëm që shënon në të gjashtë ndeshjet në një grup të Ligës së Kampionëve dhe lojtari i vetëm që shënon në 11 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë