Loading…

U bë baba me një grua tjetër: Khloe Kardashian thyen heshtjen

  • 08/12/2021 | 19:25

U bë baba me një grua tjetër: Khloe Kardashian thyen heshtjen

Khloe Kardashian ka shkruar në Twitter për të falënderuar fansat për mbështetjen e tyre pasi u publikua lajmi se Tristan Thompson është bërë sërish baba.


Khloe ka heshtur për skandalin deri më tani, por fansat e saj kanë qenë shumë të zëshëm dhe i janë lutur të mos kthehet me Tristan, me të cilin ka vajzën True.

Duke folur për herë të parë që kur u shfaqën akuzat e fundit për mashtrim, Khloe shkroi në Twitter: “Ju dua. Faleminderit”, me një emoji me zemër dhe një puthje. Ndjekësit e shqetësuar të saj u futën menjëherë në postim dhe nxituan t’i dërgonin Khloe urimet e tyre më të mira – si dhe disa këshilla të rrepta.

“Ti meriton seriozisht një burrë më të mirë. Mos të t’vijë keq për True, ajo do ta kuptojë vendimin tënd kur të rritet”, shkruante një ndjekës.

“Të lutem, ji e kujdesshme Khloe, ne nuk duam të të shohim të kesh një tjetër thyerje zemre”, tha një tjetër.

Përveç True, Tristan është gjithashtu baba i Prince, tre vjeç, të cilin e ka me Jordan Craig. Khloe ka qenë në një romancë dramatike me lojtarin e Cleveland Cavaliers që nga viti 2016 – me disa tradhti që kanë ndodhur në lidhjen pesëvjeçare.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë