Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me testimin e sotëm të unazës qendrore në kryeqytet, transmeton Gazeta Metro.
Për shkak të tollovisë së madhe të krijuar në kryeqytet, Ahmeti, në një postim në Twitter ka shtruar pyetjen se mos kanë ardh me i ndërruar targat nga veriu i Kosovës.
“Mos jon ardh me i ndërru targat krejt kerret bga veriu?”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq duhet cekur që testimi i sotëm i unazës ka ngjallur kritika të shumta në drejtim të Ramës, si shkak i së cilës edhe qytetarët janë shprehur të revoltuar.
Më poshtë postimi i plotë i Ahmetit. /gazetametro.net
Mos jon ardh me i ndërru targat krejt kerret bga veriu?
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 28, 2022