Loading…
U bë hit: 17 vjeçja kërcënon ushtarin izraelit
  • 13/02/2018 | 14:41

U bë hit: 17 vjeçja kërcënon ushtarin izraelit

Një vajzë adoleshente palestineze është filmuar duke “kërcënuar” se do të godiste me grusht një ushtar izraelit.


Sot, Ahed Tamimi është 17 vjeçe dhe është shndërruar në simbol të protestave të palestinezëve ndaj Izraelit.

Më 15 dhjetor të vitit të kaluar ajo u filmua duke goditur me shuplakë një ushtar izraelit, transmeton Klan Kosova.

Pak ditë më vonë, 17-vjeçarja u arrestua dhe ka dalë para një gjyqi ushtarak, ku ndaj saj janë ngritur 12 akuza, mes të cilave ajo e sulmit ndaj forcave të sigurisë dhe nxitjes së dhunës.

Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon të qëndrojë një kohë të gjatë pas hekurave.

Për palestinezët Ahed është simbol i rezistencës ndaj pushtuesit, ndërsa për izraelitët një adoleshente e dhunshme që kërkon vëmendje përmes telasheve.

https://youtu.be/615UK802-AQ

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë