Loading…

U bë nënë para disa javëve, por a e dini sa vite mbush sot Arbenita

  • 04/05/2021 | 14:57

U bë nënë para disa javëve, por a e dini sa vite mbush sot Arbenita

Dita e sotme për familjen më të re në showbiz atë të Arbenita Ismajlit dhe Feros është shumë e rëndësishme, sepse modelja feston ditëlindjen. Arbenita bën sot 23 vjeçe dhe ky është viti i parë që ajo feston ditëlindjen si nënë dhe dhurata më  e çmuar për të këtë vit është vajza e saj, Nina.


Arbenita ka ndarë në Instagram një video shumë të ëmbël, në të cilën shihet duke puthur këmbët e vogla të vajzës.

“Dhurata më e mirë për ditëlindje”, ka shkruar Arbenita përkrah videos së ëmbël.

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.+

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë