Loading…
U ftua në Kombëtaren A të Anglisë, rrëfehet talenti i ri: Mendova se po bënin shaka me mua
  • 18/03/2019 | 21:20

U ftua në Kombëtaren A të Anglisë, rrëfehet talenti i ri: Mendova se po bënin shaka me mua

Talenti i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, ka mbetur i habitur me ftesën e Anglisë.


Ai tha gjatë ditës së hëne se në fillim mendonte se të gjithë po bënin shaka me të, por në fund doli të jetë e vërtetë dhe është i lumtur që do ta veshë fanellën e “Tre Luanëve”, transmeton Gazeta Express.

Gareth Southgate e ftoi 18-vjeçarin pasi mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaë, është lënduar dhe është larguar nga lista.

“Ka qenë një ditë e çmendur, thirrja e parë në ekipin A është e mrekullueshme”, tha Odoi.

“Ka qenë një ditë e mundimshme sepse njëherë më është dashur të udhëtojë për t’u bashkuar me ekipin U-21 e më pas më thirren dhe jam shumë i lumtur që gjendem këtu”.

“Mendova se po talleshin me mua, isha i shokuar – s’mund ta besoja. Ëndrra më është bërë realitet”.

Callum Hudson-Odoi ka bërë 24 paraqitje për Chelsean këtë sezon në të gjitha garat. Ai ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar edhe gjashtë asiste.

Hudson-Odoi tani do të jetë nën urdhëratë e Southgate për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020” me Çekinë dhe Malin e Zi.

Anglia gjendet në Grupin A, ku bën pjesë edhe Kosova.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë