Loading…

U ftuan për luftë në Ukrainë, rezervistët në Siberi lihen në të ftohtë pa ushqim, para e as tenda

  • 02/10/2022 | 11:48

U ftuan për luftë në Ukrainë, rezervistët në Siberi lihen në të ftohtë pa ushqim, para e as tenda

Mobilizimi i pjesshëm rus nuk është duke shkuar sipas planeve. Fillimisht shkaktoi panik dhe frikë në mesin e qytetarëve, ku dhjetëra mijëra prej tyre ia mësynë pikave kufitare duke u larguar nga vendi, e më pas edhe ftesat për mobilizim iu dërguan personave që do të duhej të liroheshin nga shërbimi ushtarak.


Në fillim shumë invalidëve dhe personave me sëmundje të rënda u shkuan ftesat për mobilizim, ndërsa ikja e të rinjve nga Rusia po konsiderohet si problematike, pasi Rusisë po i mungojnë ushtarët për luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Në një video amatore, shihen rezervistët që janë lënë në rrugë në të ftohtë, pa ushqim, para e as edhe rroba të trasha. Videoja e realizuar diku në Siberi, shfaq rezervistët që dukeshin në gjendje të mjerueshme.

Atyre u ishte thënë që të presin autobusët që do të shkonin për t’i marrë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Ata qëndruan jashtë në të ftohtë, pa ushqim, para e madje as tenda nuk kishin ku të strehohen.

Një oficer nga Novosibirsku, i zemëruar me veprimin e Moskës tha se janë braktisur – duke mos ju dhënë të paktën ndonjë informacion se çfarë do të ndodhë me ta.

“Kemi mbetur këtu, pa ushqim, para e as tenda ku ta fusim kokën në këtë të ftohtë”, dëgjohet duke dhënë oficeri rus.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë