Videoja në TikTok ka marrë pëlqime për gjestin simpatik dhe komente të shumta miratimi në atë rajon të tensionuar, transmeton Gazeta Metro.
Një betejë të tillë nuk është mësuar ta shohë askush mes izraelitëve dhe palestinezëve në mbi një shekull.
Beteja e vallëzimit mes tij dhe disa të rinjve palestinezë është bërë virale në TikTok kur u postua nga rezervisti i Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) të martën.
Video e ka titullin “Konflikti Izrael/Palestinë më 2022’n” ku shihen dy fëmijë palestinezë në një fushë jashtë Jenin duke vallëzuar, dhe një ushtari izraelit duke ua kopjuar lëvizjet nën tingujt e këngës ‘I’m just a kid” nga bendi Simple Plan.
“Në fillim të korrikut, kur po përforconim rajonin e Jenin, në pjesën e gardhit të sigurisë që ndan Izraelin nga Judea e Samaria derisa isha në pikën time, i pamë në distancë disa arabë që po iu afroheshin gardhit, na shihnin që po i vërenim” tha rezervisti i IDF Yal Hadok, një 21 vjeçar që ka imigruar nga Franca. “Befas u ktheva dhe i pashë ata dy fëmijë që nisën të vallëzonin, kështu që ua ktheva” i ka thënë ai televizionit izraelit N12.
@yal_hdk
Hadok e ka publikuar videon në TikTok si reagim ndaj Operacionit Agimi Shpërthyes, që përfundoi me armëpushim të hënë.
“Është me rëndësi të tregojmë se jemi njerëz dhe nuk e urrejmë njëri tjetrin. Nuk besoj se dy kombet duan luftë” Hadok i ka thënë N12.
Ushtari vallëzues ka shtuar se nuk priste që video të ishte aq popullore. Të mërkurën video kishte arritur 271 mijë shikime dhe gati 50 mijë pëlqime.
Në njërin nga komentet shkruhej se “nëse kjo nuk e zgjedh konfliktin, çfarë do ta zgjidhte?”.
Disa të tjerë kishin vërejtur se disa lëvizjet e vallëzimit ishin nga video loja Fortnite, e ndoshta kjo lojë do të ishte zgjidhja që do të sillte paqen.
Hadok tha se iu gëzua reagimeve pozitive e shtoi se shpreson që një ditë të ketë paqe./gazetametro.net