Loading…

‘U gjuajtën gjersa ishin në veturë’: Flasin dëshmitarët e plagosjes së dy grave në Fushë Kosovë

  • 28/01/2023 | 13:28

‘U gjuajtën gjersa ishin në veturë’: Flasin dëshmitarët e plagosjes së dy grave në Fushë Kosovë

Dy gra kanë mbetur të plagosura në një zonë banimi në Fushë Kosovë këtë të shtunë.


Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes për Klan Kosova kanë thënë se dyshohet se gratë u sulmuan me armë teksa ishin brenda veturës.

“Vajza ka ardh pa frymë në banesë dhe më tregoi se i ka parë dy gra të shtrira në tokë. Pastaj kur kemi dal e kemi pa që në vendin e ngjarjes kanë ardh policia dhe autoambulanca”.

“Me aq çka dihet deri tash sipas personave që kanë qenë në këtë zonë dyshohet se mbi gratë është gjuajtur teksa ishin brenda veturës pasi edhe dritaret e veturës janë të thyera”, tha një banor i kësaj zone.

Një tjetër banore tha se gratë e plagosura janë të moshës 54 njëra e tjera 30 vjeç.

“54 vjeç besohet të jetë njëra ndërsa tjetra e plagosur mund të jetë rreth 30 vjeç” tha ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë