Loading…

U goditën nga vetura në Veternik, djali lirohet nga spitali: Nëna në gjendje të rëndë

  • 04/05/2021 | 10:30

U goditën nga vetura në Veternik, djali lirohet nga spitali: Nëna në gjendje të rëndë

Dy këmbësor janë goditur nga vetura duke marrë lëndime trupore.


Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:40 në Veternik në dalje të Prishtinës.

Të lënduarit mes vete janë nënë dhe bir, të cilët janë dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lidhur me gjendjen e tyre detaje për Klan Kosova ka dhënë mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.

Ai tha se djali është liruar nga trajtimi ndërkaq nëna është në gjendje të rëndë.

“Djali është liruar nga trajtimi mjekësor. Nuk ka pasur lëndime të rënda dhe gjendja e tij ka qenë stabile. Ai është marrë nga policia dhe është dërguar në strehimore. Ndërkaq gruaja po e vazhdon trajtimin dhe është në gjendje të rëndë”, tha Syla.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë