Loading…

U intervistua rreth katër orë nga Specialja si i dyshuar për keqpërdorim të miliona eurove, Aliu: Ndihem i lehtësuar

  • 05/08/2026 | 14:52

U intervistua rreth katër orë nga Specialja si i dyshuar për keqpërdorim të miliona eurove, Aliu: Ndihem i lehtësuar

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është paraqitur gjatë ditë së sotme në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është intervistuar për disa orë, shkruan Gazeta Metro.


Pas përfundimit të intervistimit, Aliu nuk dha detaje lidhur me arsyen e ftesës nga organet e drejtësisë, por u shpreh se ishte e rëndësishme për të që të kishte mundësinë të jepte sqarimet e tij. Ai tha se gjatë gjithë kohës ka zgjedhur të mos reagojë publikisht ndaj akuzave dhe pretendimeve që janë bërë në adresë të tij gjatë periudhës sa ka drejtuar ministrinë.

“Është lehtësim që pas dy vitesh heshtje pata mundësinë ta sqaroj pak situatën para Prokurorisë për të gjithë atë sulm dhe pretendim të vazhdueshëm ndaj meje i cili ka degraduar aq shumë por që unë jam përgjigjur me heshtje. Për të gjithë periudhën sa kam qenë ministër kam vepruar në përputhje me ligjin, sipas rekomandimeve të ZKA-së. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet të më ndërlidhë me këtë proces. Për pretendimin për mosveprim, i tërë rasti ka qenë i audituar nga ZKA-ja, ka pasur rekomandime dhe është vepruar në bazë të rekomandimeve. Ka qenë një rast i mirë që pata mundësinë ta sqaroj para Prokurorisë të gjithë këtë. Jam i lehtësuar”, deklaroi Aliu.

Pas intervistimit foli edhe avokati i tij, Artan Çerkimi, i cili bëri të ditur se ish-ministri është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit. Sipas tij, Aliu ka bashkëpunuar plotësisht me Prokurorinë dhe ka ofruar sqarime për të gjitha çështjet që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij si ministër.

“Z. Aliu i është përgjigjur ftesës së prokurorisë pa asnjë hezitim. I ka dhënë të gjitha shpjegimet për funksionin e tij si ministër, të gjitha përgjegjësitë që i ka pasur në lidhje me pretendimet e ngritura. Mendoj se ka kontribuuar në mënyrë substaciale që kjo çështje të zbardhet”, tha Çerkini.

Liburn Aliu e përfundoi mandatin si ministër në muajin gusht të vitit 2025. Aktualisht, ai mban detyrën e drejtorit të Portit të Durrësit në Shqipëri./gazetametro.net

Raportohet se Liburn Aliu po intervistohet nga prokuroria për rastin e ambalazhuesve të ujit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë