Loading…

U konfiskohen një armë zjarri dhe një thikë, arrestohen dy të rinjë

  • 23/08/2018 | 10:34

U konfiskohen një armë zjarri dhe një thikë, arrestohen dy të rinjë

Policia  e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnate ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se shtien me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje.


Bëhet fjalë për 18 vjeçarin B.Sh dhe 19 vjeçarin E.R, të cilëve u janë konfiskusr një armë zjarri dhe një thikë, transmeton Gazetametro.net.

‘Sot rreth orës 01:00, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit , janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë  konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.  Pas marrjes së informatës për të shtëna me armë nga një veturë e cila ishte në lëvizje ,  në fshatin Hamidi të Obiliqit,  policia ka ndërmarrë një aksion  dhe në një distancë jo të largët nga vendi i ngjarjes, ka arrit që të ndaloj automjetin e dyshuar dhe të arrestoj  dy persona të dyshuar, E. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, , thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj personave të dyshuar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, janë iniciuar rastet shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës./Gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë