Loading…

U mësua njëra nga arsyet e divorcit: Të gjithë po qeshin me Kim Kardashian

  • 23/02/2021 | 21:15

U mësua njëra nga arsyet e divorcit: Të gjithë po qeshin me Kim Kardashian

Kim Kardashian dhe reperi Kanye West, vendosën t’i japin fund martesës së tyre, divorc ky i cili u përfol, dhe tani është ky lajm është konfirmuar, transmeton Gazeta Metro.


Javën e kaluar, media në Los Angeles njoftuan se Kim ishte ajo që paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Lartë, por detajet nuk diheshin. Tani, në media janë shfaqur arsyet që Kim përmend si shkak të divorcit, të cilat janë: përdorimi i substancave të dyshimta dhe banaliteti që ai përdori kohëve të fundit.

E gjithë situata e divorcit u bë jashtëzakonisht qesharake për publikun amerikan pas njoftimit të arsyeve të divorcit të Kim.

Nuk dihet saktësisht se cilat situata e bënë Kardashian të përmendte banalitetin si një arsye për t’u divorcuar nga reperi, por përdoruesit e Twitter u argëtuan shumë për shkak të kësaj.

“Kim Kardashian – gruaja që pa banalitetin te Kanye West”; “Fakti që Kim Kardashian po divorcohet nga dikush për shkak të banalitetit është ironik”; “A mund ta fajësoni Kanye West për gjithçka përveç banalitetit?”; “Më vjen keq, por Kim duhet të blejë një fjalor dhe të shikohet në pasqyrë”, ishin vetëm disa nga komentete në Twitter./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë