Loading…
U ndalë rryma: Kryeministrit iu ndërpre fjala sot në Gjakovë
  • 24/05/2019 | 21:08

U ndalë rryma: Kryeministrit iu ndërpre fjala sot në Gjakovë

Dega e AAK-së në Gjakovë ka shënuar 19 vjetorin e themelimit. Me këtë rast, Gjakova është cilësuar si bastion i AAK-së që ka dominuar për shumë vite në këtë qytet.


Megjithëse ishte i pranishëm, kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministrit Ramush Haradinaj, iu pamundësua fjala për shkak të problemeve me mungesë të energjisë elektrike në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” ku mbahej përvjetori.

Fjalë të mëdha për AAK-në dhe kryeministrin Haradinaj para të pranishmëve kanë thënë bashkpartiakët e tij. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini duke folur për rëndësinë e AAK-së në Gjakovë, tha se nuk ka asnjë dilemë që AAK-ja për 12 vite kanë dominuar në skenën politike në Gjakovë.

“Janë mbajtur katër palë zgjedhje për kryetar të Komunës, në katër palë zgjedhje kemi fituar tre prej tyre. Kështu që nuk do mend hiç dhe nuk ka asnjë dilemë që Aleanca për më shumë se 12 vite ka dominuar”, tha kryetari Gjini.

Fjalë të mëdha për AAK-në kishte dhe ish kryetari i Gjakovës, ministri aktual i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai thuri lavde për liderin e partisë, kryeministrin Ramush Haradinaj, ku siç pohoi ai e çliroi Kosovën dhe po e ndërton, e po i ruan kufijtë shtetit.

“19 vite kemi rrugëtuar që t’i japim shije politikës së Kosovës. Por ajo shije që i kemi dhënë të mirë politikës së Kosovës nuk kishte me ndodhur sikur mos të kishim liderin e çmuar që diti të zhvilloj luftën, por po di të mbrojë dhe kufijtë të ndërtojë dhe shtetin dhe ai është lideri ynë zotëri Haradinaj”, u shpreh Lekaj.

Kurse, kryetari i parë i degës në Gjakovë, Mazllum Kumnova rikujtoi momente se si është themeluar AAK-ja në këtë komunë në fillim me dhjetëra persona. Por, më pas sipas tij arritën suksese të vazhdueshme në Gjakovë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë